I themeluar në tetor të vitit 1974, duke lënë prapa një aktivitet për plot njëzetë e
pesë vite, që paraqet një trashëgim të pasur të përvojës, instituti pos si Qendër e
kërkimeve historike bashkëkohore vendore, kryen shërbime kulturore në kuptimin më të gjerë
të fjalës.
Qellimet e tij janë mbledhja, regullimi dhe ruajtja e dokumentacioneve të çdo
lloji, që kanë të bëjë me historinë bashkëkohore të zonave të Vercelli-t, Biella-s, dhe të
luginës së lumit Sesia, me vështrim të veçantë të antifashizmit, të Qëndresës, të lëvizjes
puntore e fshatare. Përveç që ndihmon konsultimin e këtij dokumentacioni, Instituti, nxit
studimet historike, organizon konferenca, tubime dhe kurse të axhornimit, prodhon
videokaseta, boton vëllime dhe, nga 1981, nzjerr edhe një revistë.
Pasuria e tashme e Institutit është e rëndësishme: qindra e mijëra dokumente,
mijera vëllime, qindra faqe të para të periodikëve, videokaseta etj.
Arkivi, biblioteka, koleksioni i gazetave, audio-foto-kino-videoteka, të
dhëna, bibliografi, ekspozita dhe shërbime tjera janë në disposicion të entevet lokale anëtarë
të Institutit, të shkollave, të bibliotekave, të shoqatavet kulturore, të hulumtuesve, të
arsimtarve e të studentëve, pra të gjithë atyre që interesohen për historinë e vendit tonë.
Instituti u mor edhe me ngjarje që ndodhen në shtetet e tjera (emigrimi,
antifashizmi, qëndrasa, lufta, internimi, etj,), pos tierash, duke organizuar tubime, duke botuar
vëllime e artikuj të shumtë, disa prej të cilëve u përfshinë edhe në këtë sito e duke realizuar
dhe hipertekste.
Jo vetëm historia e vendit
(Përkëthier nga Ernesto Tocci)
|